Ka mbërritur trileri për Spider-Manin e ri (Spider-Man: Far From Home) me Tom Holland në rolin kryesor dhe ky triler nuk është për të gjithë, këtë paralajmërim do ta dëgjoni qysh në fillim të videos.

Të gjithë ata që nuk i kanë parë Avengersat e rinj nuk duhet ta shikojnë trilerin pasi që ai do t’ju zbulojë detaje të rëndësishme nga Endgame. Përveç nëse ju pëlqejnë spoilerët. Vazhdimi i këtij artikulli gjithashtu sjell spoilerë!

“Kudo që shkoj e shoh fytyrën e tij. Më mungon shumë”, thotë Parker në triler për Tony Stark. “Mendoj se Tony nuk do ta bënte atë që e bëri po të mos e dinte se si do të ishe këtu kur ai të largohej”, thotë Harry Hogan (Jon Favreau), shkruan KOHA Ditore.

“Spider-Man: Far From Home” vazhdon në ngjarjet nga “Endgame”. Peter Parker kthehet në New York dhe e ndihmon policinë që ta pastrojë rrëmujën, dhe pastaj e merr një pushim nga puna e Spider-Manit dhe shkon në një ekskursion shkollor në Evropë, ku e vetmja gjë që do është të shoqërohet me simpatinë e tij M.J. (Zendaya) dhe mikun e tij Ned (Jacob Batalon). Por kjo nuk zgjat shumë: atë e thërret Nick Fury (Samuel L. Jackson) sepse është shfaqur Quentin Beck apo Mysterio (Jake Gyllenhaal), i cili është nga Toka, por jo nga Toka jonë …

Lexo po ashtu:  4.200 të shëruar/ Njerëzit po “shpëtojnë” nga koronavirusi edhe pa vaksinën
Image

Jon Wats e bën regjinë e vazhdimit të Spider-Man, i cili vazhdon nga filmi i parë “Spider-Man: Homecoming” nga viti 2017 (i cili i fitoi pak më shumë se 880 milionë dollarë në mbarë botën). “Far From Home” është filmi i 23-të në Marvel Cinematic Universe dhe i fundit i fazës së tretë të Marvelit (Phase Three).

Filmi në kinema do të shfaqet nga 4 korriku.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *