Sot në orën 18:00 përfundon periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se deri më 20 janar kanë pranuar mijëra aplikacione. “Gjatë periudhës së aplikimit, deri më 20 janar, kemi pranuar me dhjetëra mijëra aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Shërbimi votues është duke u marrë intesivisisht me regjistrimin dhe verifikimin e tyre. Deri tani në sistem janë futur rreth 20 mijë aplikacione për regjistrim. Prej tyre janë aprovuar rreth 14 mijë”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë me dije se deri ditën e djeshme (e martë), kanë pranuar rreth 102 mijë e-maila të pahapura.

“Sipas të dhënave që kemi nga shërbimi votues deri në ditën e kaluar kanë qenë rreth 102 mijë e-maila të pahapur”, theksoi ai.

“Duhet ta kemi parasysh se ky numëri i raportuar për aplikacionepër të cilat është bërë futja e të dhënave është shifër, e cila mund të pësojë ndryshme, sepse mund të ndodhë që për të njëjtin person të kemi më shumë se dy aplikacione për regjistrim. Pastrimi i bazës së të dhënave do të bëhet për të evituar aplikacionet që kanë ardhur nga më shumë se dy apo tri herë”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu:  The Guardian: Largimi i KFOR-it nga Kosova, çmenduri – Serbia po i numëron ushtarët

Ndryshe, në zgjedhjet e 2019-s, KQZ-ja pati pranuar gjithësej 13 mijë e 241 vota të vlefshme nga diaspora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *