Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja u bën thirrje shqiptarëve që nëse kanë planifikuar udhëtime për në Kinë në këto kohë të vështira t’i shtyjnë pasi ka shumë rrezik për shkak të virusit që ma marrë jetën e 41 personave deri tani, ndërsa mbi një mijë janë të infektuar.

Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

“Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.

LNr faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Autoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht. Kêshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme” shkruan ai në faqen e tij në Facebook.

Lexo po ashtu:  LVV pezullon nga anëtarësia asamblistin që u arrestua për keqpërdorime me subvencione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *