Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të shfuqizojë dekretin e tij për caktimin e datës se zgjedhjeve lokale duke njoftuar se do të zbardhë argumentetet kushtetuese në datë 10 qershor. Po listojmë më poshtë disa mendime për këtë çështje referuar kuadrit ligjor në fuqi:

Kodi Zgjedhor rregullon në nenin 9 të tij mënyrën e caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare dhe në nenin 10 mënyrën e caktimit të datës së zgjedhjeve vendore. Neni 10 përcakton se për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore përdoren kriteret e nenit 9. Në këtë drejtim rezulton se data përcaktohet 9 muaj përpara mbarimit të mandatit të organeve vendore dhe data e zgjedhjeve duhet të jetë një nga dy të djelat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të organeve vendore.
Këto afate janë të lidhura me mandanin kushtetues të këtyre organeve i cili është 4 vjeçar si edhe në parashikimin e nenit 1 pika 3 të Kushtetutës sipas të cilit:

Lexo po ashtu:  Kraki: Albini pra eshte gabim dhe krejt ju qe s’keni guxim me i thene te zezes e zeze nuk i duheni as Albinit, as Kosoves as Zotit dhe as dreqit

Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike

Mbi këtë bazë, organizimi i zgjedhjeve është detyrim kushtetues. Për më tepër asnjë dispozitë kushtetuese apo ligjore nuk i jep të drejtë Presidentit që të anullojë datën e zgjedhjeve të caktuar. Pra kodi i jep të drejtën ta caktojë, por jo ta anullojë.
Mosmbajtja e zgjedhjeve vendore parashikohet nga Kushtetuta vetëm në një rast. Konkretisht neni 170, pika 6 e Kushtetutës parashikon se:

Gjatë periudhës së zbatimit të masave të jashtëzakonshme nuk mund të zhvillohen zgjedhje vendore, nuk mund të zhvillohet referendum, si dhe nuk mund të zgjidhet një President i ri i Republikës. Zgjedhjet vendore mund të bëhen vetëm aty ku nuk zbatohen masat e jashtëzakonshme.

Pra qartazi nuk ka arsye juridike për Presidentin që të anullojë një datë zgjedhjesh nëse nuk jemi në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjithashtu edhe argumentet në lidhje me pluralizmin politik në kuptim të Kushtetutës llogariten si e drejtë. Kështu sipas neneve 9,  45 dhe 46 të Kushtetutës lejohet pluralizmi politik, pjesëmarrja në zgjehdje dhe organizimi politik. Por kjo është e drejtë dhe jo detyrim. Pra s’mund të themi që një forcë politike s’do të marrë pjesë në zgjedhje dhe për këtë arsye nuk gjejnë zbatim normat kushtetuese.

Lexo po ashtu:  Vdekshmëria tepër e ulët nga koronavirusi në Gjermani lë gojëhapur ekspertët

/www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *