Disa nga faktorët që rrisin mundësitë për t’u prekur nga kanceri i gjirit janë:
– fillimi i hershëm i menstruacioneve;
– shtatzënitë në moshë të madhe;
– mbipesha pas menopauzës;
– konsumimi i alkoolit dhe duhanit;
– mungesa e aktivitetit fizik;
– gjenetika (nëse ka patur paraardhës të prekur nga kjo sëmundje);
– mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
– marrja e kontraceptivëve nga goja  e pakontrolluar nga mjeku.

Disa shenja të zakonshme:
– gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull;
– ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit;
– ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj, si gropëza ose tërheqje;
– skuqje, enjtje te gjinjtë, përreth tyre apo nën sqetull;
– rrjedhje lëngu nga thithka e gjirit;
– kore ose luspa në thithkën e gjirit;
– puçrra të imta në majë të gjirit apo përreth tij;
– dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit ose nën sqetull.

Ushqimet që nuk duhen konsumuar në mënyrë që të parandalohet sëmundja ose të mos shfaqet për herë të dytë:
– ushqimet e skuqura;
– sheqeri i bardhë;
– mishi i kuq;
– kripa;
– ushqimet e konservuara;
– sallami;
– çerealet;
– alkool.

Lexo po ashtu:  Leximi i celularit shtrirë? Ja ç’ndodh me kockat tona!

Si zbulohet kanceri i gjirit:
1. Vetëkontrolli mujor i gjirit, i cili rekomandohet një herë në muaj duke filluar nga mosha 20 vjeç. Pas menstruacioneve, bëhen lëvizje rrotulluese me dorë duke kontrolluar gjinjtë, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullave.
2. Ekzaminimi klinik, kontrolli përmes personelit mjekësor, që këshillohet 1 herë në vit.
3. Mamografia, që duhet kryer me patjetër nga moshat 35-40 vjeç të paktën një herë në dy vite, kap kancerin në faza shumë të hershme. Këshillohet të kryhet kur gjinjtë nuk janë të fryrë dhe nuk dhembin.

Për të tjera informacione shtesë, mund të klikoni këtë artikull për 10 shenja të kancerit të gjirit që nuk fliten shumë, ose këtë broshurë të Institutit të Shëndetit Publik mbi pyetje të ndryshme rreth kancerit.

Burimet: Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Women’s Health/ Artikull i publikuar për herë të parë në tetor, 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *