Plisi është kapelja autoktone që i ka përcjellë shqiptarët që nga kohët pellazgo-ilire e gjerë në ditët tona.

Plisi, apo siç njihet në popull edhe me emra të tjerë: qeleshe, kësulë, qylah, qylaf, është quajtur kështu varësisht prej regjioneve shqiptare.

Së bashku me gjuhën dhe traditat tona, plisi është simbol i identitetit kombëtar shqiptar të cilin shqiptarët e kanë ruajtur me xhelozi e krenari këtë simbol.

Se plisi e dëshmon më së miri prejardhjen tonë na e tregon historian Muhamet Rugova.

“Sipas dokumenteve, arkivave që edhe sot ruhen në muze të ndryshme të botës plisi është përdorur ndoshta 2 mijë vjet p.e.s. Edhe Zeusi që ishte zot i Olimpit, na paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë. Edhe Akili na paraqitet me plis në kokë. Edhe Hehtori, Odiseu apo edhe Afërdita na paraqiten me plis në kokë… Plisi për ne shqiptarët ka rëndësi të veçantë pasi paraqet identiteti tonë kombëtarë dhe autoktoninë tonë në këto troje ku jetojmë”, deklaron për RTV Dukagjinin, Muhamet Rugova.

Lexo po ashtu:  "Më e lehtë është të formoni fëmijë të fortë, se sa të riparoni të rritur të prishur".

Ai thotë se përdorimi i Plisit ka qenë i domosdoshme për të gjithë meshkujt duke filluar nga mosha e hershme e djalërisë madje ata që nuk e përdornin plisin u quanin njerëz pa vlerë.

“Plisi përpara ka qenë një rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull prej moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë. Njeriu kur ka dalë pa plis në kokë ka qenë i turpëruar…Njeriu për të pasur dinjitet është dashur të ketë plisin në kokë”, tregon më tej Muhamet Rugova.

Plisi e mori emrin kështu nga se krijohet prej leshit të deleve të bardha, në forma të ndryshme që bëjnë pjesë në veshjen tradicionale shqiptare.

“Karakteristike ka qenë që në Rrafshin e Dukagjinit dhe Shqipërinë veriore janë përdorur plis të rrumbullakët. Nga Dibra dhe Tirana nga lartë kanë qenë të rrafshuar. Ndërsa në Shqipërinë e jugut kanë qenë pak më të zgjatur dhe me një maje lartë që edhe sot i mbajnë në ansamble. Kryesisht kanë qenë nga leshi I dhenve”, vazhdon më tej historiani.

Lexo po ashtu:  Reagon Albin Kurti: Institucionet të ndjekin vullnetin e popullit, jo t’i vihen përballë atij

Plisi i Shqiptarëve të veriut ka formën e rrumbullakët, pa ndonjë shtesë tjetër, një të tillë po e bënë edhe Afrim Lata, qeleshepunues mbi 45 vite të trashëguar nga i ati.

“Këtë profesion e ushtroj mbi 45 vite. E kemi trashëgim nga babai bashkë me vëllezërit, por tashmë jemi shpërndarë dhe unë kam mbetur i vetëm në këtë zeje”, thotë Afrim Lata.
Ai thotë se përkundër faktit që ka mbetur i vetëm do ta punojë këtë zanat deri në vdekje edhe pse procedura e punimit të një plisi është e gjatë.

“Është i vështirë si zanat pasi i ka 16 operacione. Duhet të punohet në mënyrë zinxhirore nga dy, tre apo katër persona. Ta punosh vetëm është shumë vështirë por unë po mundohem ta mbajë me mundësitë e mia derisa të jem gjallë”, rrëfen Afrim Lata.

Plisi përveç përdorimit praktik: mbrojtja nga të ftohtit, shiut e diellit të fortë, plisi simbolizon, shpreh krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale, ndershmërinë e popullit tonë.

Lexo po ashtu:  Bislimi demanton Gërvallen, pranon se Franca vuri kusht të ri për heqjen e vizave

Plisi është nga ato simbole që e identifikon shqiptarin në një turmë njerëzish që nga largësia, ende pa pasur mundësi që ta këmbesh një fjalë me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *