Lajmet për përhapjen e COVID-19 janë shndërruar në kryefjalën e ditës për gjithë qytetarët në mbarë botën. Nisur nga kjo gjendje njerëzit po përpiqen të marrin vendime për gjithçka, duke nisur nga mbrojtja më e mirë e vetes dhe komunitetit dhe deri tek anullimi i pushimeve. Mirëpo ekzistojnë edhe disa arsye psikologjike pse mund ta keni të vështirë marrjen e këtyre vendimeve tani.

Kërcënimi i kësaj sëmundjeje nuk vjen vetëm ndaj shëndetit fizik por edhe ndaj atij mendor. Kjo pasi njërëzit kanë shumë pak kontroll mbi përhapjen e virusit. Ata mund të kenë kujdes për larjen e shpeshtë të duarve, shmangien e prekjes së fytyrave dhe praktikimin e distancës sociale, por ka shumë aspekte të situatës që janë jashtë kontrollit njerëzor, në të cilët krijohet ankth si dhe një dëshirë për të bërë diçka për të rivendosur kontrollin. Kërcënimi, pasiguria dhe ankthi na shtyjnë të marrim vendime të nxituara të cilat nuk sjellin asnjë përfitim.

Për shembull, pasiguria na bën të kërkojmë më shumë informacion, kështu që shumë njerëz po shpenzojnë shumë kohë në kërkim të lajmeve të reja në lidhje me virusin dhe përhapjen e tij. Është mjaft pozitive dëshira për tu informuar por njëkohësisht duhet të dini se konsumimi i lajmeve negative shkakton stres dhe shpërqendrim.

Lexo po ashtu:  Ku DUHET të hidhni në të vërtetë parfum

Në mënyrë të ngjashme, me mbingarkesën e trurit me lajme, erdhi dhe dyndja e tyre nëpër farmaci për të blerë dezinfektantë për duart apo alkool. Këto blerje mund të lehtësojnë përkohësisht ankthin e disa njerëzve duke i bërë ata të ndjehen sikur kanë bërë diçka për ta pasur këtë gjendje nën kontroll.

Disa njerëz, përballë ankthit, po marrin vendime të shpejta edhe për financat. Me indekset kryesore të tregut të aksioneve që janë ulur afërsisht 20% në javët e para të marsit, shumë njerëz janë tunduar të shesin aksionet e tyre. Njerëzit duan të ndërmarrin veprime shpejt edhe në rastet kur mosveprimi mund të jetë më i frytshëm.

Pra, si mund të merrni vendime të mira përballë këtyre faktorëve psikologjikë?

Mënyra më e mirë për t’i rezistuar thirrjes sirenale të veprimit është të frenoni veten që të ndërmerrni veprime të nxituara. Paniku i bën njerëzit të duan të veprojnë tani për të shmangur një kërcënim, por shumica e këtyre veprimeve do të jenë të pavlefshme.

Lexo po ashtu:  Si të evitojmë mbipeshën gjatë kohës që punojmë nga shtëpia?!

E gjithë kjo do të thotë që në kohë krizash ekzistuese në zhvillim të ngadaltë si pandemi, është më mirë të merrni kohën tuaj kur merrni vendime sesa të veproni gjatë kohës që jeni në ankth. Këto veprime të shpejta mund të zvogëlojnë ankthin tuaj në afat të shkurtër, por ka të ngjarë të krijojnë më shumë probleme se sa ato që zgjidhin.

Elefteria Zguri/ SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *