Në Akademinë e Shkencave u zhvillua mbledhja e Komisionit të përhershëm të gjuhësisë dhe të letërsisë, me pjesëmarrjen e anëtarëve të komisionit dhe grupit të punës për strategjinë e kërkimit shkencor të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Mbledhja u kryesua nga prof. dr. Anila Omari, kryetare e Komisionit të përhershëm të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.

Diskutimet u përqendruan në projektin e strategjisë së kërkimit shkencor, e cila do të finalizohet në ditët në vijim, si dhe në planifikimin e aktiviteteve për vitin 2025. Akademia e Shkencave bëri me dije se u diskutua nevoja e përditësimit të disa çështjeve të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, pa prekur parimet themelore.

Ndër propozimet e miratuara ishin: Organizimi i një tryeze pune për drejtshkrimin, ku do të trajtohen çështje si përdorimi i shkronjës së madhe, shkrimi i emrave të përveçëm të huaj dhe fjalët e përbëra me vizë ose zanore lidhëse. Si edhe përfshirja e një grupi pune të specializuar për këto çështje, duke bashkëpunuar me gjuhëtarë nga Kosova. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e organizimit të një veprimtarie ndërdisiplinore kushtuar Peter Priftit./atsh

Lexo po ashtu:  Microsoft ka një konsolë të dytë me kosto më të ulët