Punëtorët me aftësi të ulëta nuk do të marrin viza sipas planeve të emigracionit të zbuluara nga qeveria pas Brexitit.

Zyra e Brendshme tha që qytetarët e BE dhe jo-BE që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar do të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi përfundon lëvizja e lirë në Mbretërinë e Bashkuar-BE më 31 dhjetor.

Por Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha për BBC se qeveria dëshiron të “inkurajonte njerëzit me talent të duhur” dhe “të zvogëlojë nivelet e njerëzve që vijnë në MB me aftësi të ulëta”.

Llojet e caktuara të punëve të bujqësisë do të hiqeshin nga kategoria, por shtesat e reja do të përfshinin zdrukthëtari, ndërtim dhe mbajtjen e fëmijëve.

Sistemi i ri i krijuar nga qeveria Britanike do të bazohet në pikë ku duhen 70 pikë për tu përfshirë në kategorinë e njerëzve me aftësinë e duhur ku kërkohet aftësia e të folurit anglisht, shkollimi apo dëshmia profesionale, aftësi profesionale, kërkesa e punës dhe të ardhurat e fituara nga profesioni.

Punëtorët nga vendet e Zonës Ekonomike Europiane aktualisht kanë të drejtën automatike për të jetuar dhe punuar në MB, pavarësisht nga paga apo niveli i tyre i aftësive.

Lexo po ashtu:  Hapet shkolla shqipe edhe në Bachenbüllach të Cyrihut

Qeveria thotë se kjo do të përfundojë në 31 Dhjetor, kur periudha e tranzicionit 11-mujor pas Brexit do të përfundojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *