Qindra qytetarë të Katalonjës kanë protestuar kundër vizitës së mbretit të Spanjës, Felipe i Pestë, dhe kryeministrit Pedro Sanchez në Barcelonë, në kohën kur po vazhdojnë përplasjet ndërmjet autoriteteve qendrore dhe rajonit që kërkon pavarësi.

Policia ka bllokuar disa rrugë në rrethinën e stacionit të trenit, ku mbreti dhe kryeministri kanë marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të Javës së ekonomisë së re në Barcelonë, transmeton KOHA.

Vizita e liderëve të Spanjës është bërë ende pa kaluar dy javë nga koha e shkarkimit të shefit rajonal të Katalonjës, Kuim Torra, nga Zyra e Gjykatës Supreme spanjolle.

Gjykata ka vlerësuar se ai nuk është i denjë për postin zyrtar për shkak se ka shkelur ligjet e zgjedhjeve kur refuzoi të hiqte një baner nga ndërtesat publike, me të cilin mbështeteshin sepratistët e burgosur katalonjas në kohën e fushatës zgjedhore.

Lexo po ashtu:  Austria bëhet shteti i parë në BE që do të miratojë ligjin e vaksinimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *