Në Shkurt të 2018-ës ishin plot 2.3 milionë përdorues të HQ Trivia. Gjatë kohës që qëndroi live aplikacioni dha 6 milionë dollarë në shpërblime për kuizet.Mbyllet aplikacioni që të paguante për kuizet

Në 2018-ën shumë përdorues filluan të shfrytëzonin një aplikacion të quajtur HQ Trivia ku mund të fitonin para prej së vërteti duke u bërë pjesë e kuizeve.

Dy vite më pas dhe HQ Trivia ka falimentuar dhe mbyll aplikacionin. Çmimi më i fundit i lojës ishte vetëm 5 dollarë për fituesin dhe u nda mes 523 pjesëmarrësve në garë.

Ky çmim është shumë larg ditëve kur çmimi shkonte deri në 300,000 dollarë. HQ Trivia ishte falas për tu shkarkuar dhe luajtur. Një prezantues live bënte 12 pyetje me disa alternative dhe kushdo që u përgjigjej mirë do të merrte pjesë nga çmimi final.

Në Shkurt të 2018-ës ishin plot 2.3 milionë përdorues të HQ Trivia. Gjatë kohës që qëndroi live aplikacioni dha 6 milionë dollarë në shpërblime për kuizet.

Por më 14 Shkurt 2020 HQ Trivia u mbyll duke lënë 25 punonjësit pa punë pasi i kishin mbaruar paratë. Investitorët kishin tërhequr paratë nga aplikacioni dhe plani për një blerës që do ta shpëtonte dështoi në minutën e fundit.

HQ Trivia është financuar nga investitorë por bënte para edhe përmes përfshirjes së markave si The Voice dhe Warner bross për reklamim të produkteve të tyre.

Lexo po ashtu:  “Fuqia e dokumentarëve” – Si ndikojnë imazhet në koshiencën tonë?

Lojtarët mund të shpenzonin para për “jetë” shtesë gjatë kuizit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *