Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Më 4 dhjetor 1912, pak ditë pas shpalljes së Pavarësisë, u formua Qeveria e Përkohshme e Vlorës, institucioni i parë i shtetit shqiptar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Qeveria kishte dhjetë anëtarë, me kryeministër Ismail Qemalin dhe Dom Nikoll Kaçorrin si zëvendëskryeministër. Ata mbështeteshin nga figura të njohura politike e kulturore në vend.

Me gjithë vështirësitë e Luftës së Parë Ballkanike, qeveria u njoh nga shumë krahina si përfaqësuese e Shqipërisë, edhe pse autoriteti i saj mbeti kryesisht i kufizuar në zonën Vlorë-Berat-Lushnjë.

Ndër masat e para ishte shpallja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, hapja e shkollave shqipe dhe përpjekja për ngritjen e një sistemi gjyqësor sipas modeleve europiane. Akti më i rëndësishëm juridik ishte “Kanuni i Përkohshëm i Administratës Civile të Shqipërisë” (1913), që përcaktonte strukturën e administratës vendore.

Në planin diplomatik, qeveria kërkoi njohje ndërkombëtare, por Fuqitë e Mëdha nuk e pranuan për arsye politike e gjeopolitike. Në janar 1914, pas komplotit të Beqir Grebenesë, Ismail Qemali dha dorëheqjen dhe pushteti kaloi te Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit.

Lexo po ashtu:  Fjala e Nënë Terezës kur mori Nobelin për Paqe: Të duam të tjerët në gjërat e vogla me dashuri të madhe

Edhe pse jetëshkurtër, Qeveria e Vlorës udhëhoqi përpjekjet e popullit shqiptar drejt sovranitetit dhe konsolidimit të shtetit shqiptar./atsh/