Lobimi i Taulant Ballës në Berlin mesa duket nuk do të mjaftojë që qeveria të hapë negociatat. As zëri i ngjirur i Gramoz Ruçit që akuzoi Holanden se ka mbushur Shqipërinë me hashash.  Aludimeve me dinamika të brendshme dhe të jashtme që sipas kryeministrit Rama janë pengesë për hapjen e negociatave i është përgjigjur zyrtarisht qeveria holandeze, e cila nuk lë vënd për interpretime. 

Në një letër dërguar Parlamentit, theksohet se hapja e negociatave për Shqipërinë është e parakohshme për shkak të problemeve që ka vendi me krimin dhe korrupsionin. Atletet që ka përdour për daljet në Europë, kryeministri ndoshta do duhet t’i mbathë për së dyti kur të rifillojë raundin tjetër të lobimit, nëse edhe pas dështimit për hapjen e negociatave do vijojë të jetë në krye, duke kritikuar Europën lart e poshtë.

Letra e qeverisë holandeze

“Shqipëria ka një rrugë konkrete për të bërë në reformën e sundimit të ligjit përpara negociatave të pranimit. Vendi duhet të konsolidojë reformën gjyqësore dhe të japë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria mirëpret hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë në fushën e vetting-ut radikal, në sundimin e ligjit, rritjes së operacioneve policore kundër krimit. Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar. SPAK duhet të jetë sa më shpejt funksional dhe Shqipëria të tregojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar, Qeveria mendon se hapja tani e negociatave është e parakohshme”.

Lexo po ashtu:  Fillimi i fazës së dytë të luftës, Putin sulmon Donbasin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *