Martin Camaj

Me falni diçka

Më falni diçka që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni një herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhi
më shikoni si hana nëpër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgarrat e synit të saj
do të derdhi lot.
Avitu njeri!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë.

Lexo po ashtu:  Tesla pranë ndërtimin të makinave plotësisht autonome

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *