Me flamujt me drapër e çekan të ish-Bashkimit Sovjetik, mijëra qytetarë protestuan të dielën në Madrid kundër samitit të NATO-s që do të mbahet këtë javë në kryeqytetin spanjoll. Rreth 30 mijë njerëz morën pjesë në manifestim, mes thirrjeve “jo NATO-s, jo luftës”.

Shumë prej protestuesve mendojnë se Shtetet e Bashkuara dhe aleanca ushtarake e Atlantikut të Veriut mbajnë përgjegjësinë kryesore për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë dhe se ekzistenca e NATO-s është një kërcënim serioz për paqen botërore. “NATO është një organizatë kriminale. Ata bombardojnë dhe plaçkitin njerëzit në Europë, ashtu siç ndodhi me ish-Jugosllavinë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asgjë përveç se të provokojnë luftëra pasi ushtria amerikane ka lindur për nxitjen e konflikteve”, thotë një protestues.

“Shtetet e Bashkuara duan të dominojnë pjesën më të madhe të botës kështu duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për vdekjet në shume prej konflikteve në botë”, thotë një tjetër.

Mes masave të rrepta të sigurisë, liderët e shteteve anëtare do të takohen në Madrid më datat 29 dhe 30 qershor, teksa organizatave ushtarake përballet me sfidën e paprecedentë të agresionit rus në Ukrainë. NATO pritet të konsiderojë aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për t’iu bashkuar aleancës, mes kundërshtive të Turqisë./A2/

Lexo po ashtu:  Oferta e Gjermanisë për punëtorë të pakualifikuar mund ta zbrazë Kosovën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *