Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se heqja e reciprocitetit është të heqësh dorë nga sovraniteti.

Haxhiu tha se çështja e reciprocitetit është a papranueshme pë qeverinë të heqet krejtësisht siç edhe kanë pasur kërkesa të shumta si nga SHBA poashtu edhe nga LDK, si partnerë bashkëqeverisës.

“Me heq dorë prej reciprocitetit është me heq dorë prej sovranitetit. Megjithatë, ne e kemi pasur në program gjatë fushatës zgjedhore, ne kemi thënë para qytetarëve që tarifa do të zëvendësohet gradualisht me reciprocitetin. Ne e kuptojmë që kemi kërkesa për heqjen e reciprocitetit por për ne është e papranueshme. Aty filloi edhe problemi me LDK-në”, tha Haxhiu në Rubikon.

Lexo po ashtu:  Tom Hanks: ‘Turp për ju’ nëse nuk bartni maska

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *