Studimi i fundit, botuar në Buletinin Britanik i Psikologjisë ka arritur në përfundimin se prindërit që dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë virtyte sociale, janë më të suksesshëm krahasuar me prindërit që promovojnë egoizmin.

Sipas studimit të zhvilluar me 418 familje gjermane dhe zviceriane fëmijët reflektonin të njëjtat vlera me prindërit e tyre.

Profesor Anat Bardi shpjegon: “Shpesh e anashkalojmë shprehjen “bëmë baba të të ngjaj” dhe sidomos kur bëhet fjalë për tipare negative, por kemi vënë re se prindërit që insistojnë më shumë  tek virtytet altruiste, si: dhembshuria dhe përkujdesja, arrijnë t’i përcjellin më fort ato tek fëmijët”.

Studiuesit thonë se prindërit që përqendrohen më shumë në vlera sociale, krijojnë lidhje më të forta me fëmijët dhe duke qenë më të kuptueshëm dhe më mbështetës, automatikisht demonstrojnë rëndësinë e këtyre vlerave në marrëdhënien me fëmijët. Rrjedhimisht, fëmijët janë më të prirur të përsëritin eksperienca të tilla pozitive nëpërmjet virtyteve vetjake.

Si përfundim profesor Bardi shprehet: “Ky studim tregon vërtet se prindërit që ushqejnë vlera sociale, rritin fëmijë altruistë, empatikë dhe mbështetës, ndërsa prindërit që kanë synim që fëmija i tyre të jetë “më i miri” nuk arrijnë të përcjellin vlerat e tyre sociale tek ta. Sigurisht që ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në mënyrën si ne zhvillojmë vlerat tona, por prindërit pa dyshim luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Si vendosim t’i përdorim ne këto vlera gjatë jetës pastaj, varet plotësisht nga ne”.

Lexo po ashtu:  Prindër, ja 10 mënyrat se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj, sipas psikologëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *