Më lejo të të tregoj një histori. Është historia e një djali që u lind nga dy prindër dhe në moshën 9 vjeçare mbeti jetim, pasi i ati i vdiq nga një sëmundje e pashërueshme. Ai jetonte me të ëmën që bënte dy punë, vetëm për të mbledhur lekë për shkollimin e tij. Çdo ditë ajo përpiqej ta ushqente sa më tepër të birin dhe kërkonte me ngulm që ai të rrinte më shumë kohë në tavolinë.

Djali u rrit, u shkollua dhe nisi punë në një qytet tjetër, duke e lënë të ëmën të jetonte e vetme. Ai u përkushtua shumë në punë, duke punuar ditë e natë i magjepsur nga dëshira për të qenë ekstremisht i pasur dhe për të siguruar famë dhe pushtet. Shpesh, kur e ëma e telefononte, nuk vinte në shtëpi sepse ishte i zënë me punë. Një ditë, pas shumë vitesh në kompaninë ku punonte, një koleg i tij i tha: “Hej, është Viti i Ri sot. As këtë vit nuk do ta festosh në familjen tënde?”. Kolegu i tij nuk e dinte se familja e tij ishte e përbërë vetëm nga e ëma që ai thuajse e kishte braktisur në harresë, duke bërë vite pa e takuar. Fjalët e tij e bënë djalin të reflektonte dhe atë natë ai shkoi në shtëpinë e së ëmës. Nga dritarja e shtëpisë pa se ajo po hante e vetme, e mërzitur dhe kur hyri në shtëpi, e ëma e priti e emocionuar, edhe pse vitet kishin bërë të vetën. Ajo ishte plakur së tepërmi dhe djali u pendua thellë se si nuk e kishte takuar në kaq shumë vite të ëmën e tij, por i kishte humbur vitet e moshimit të saj.

Lexo po ashtu:  “Unë nuk luftoj dot më!” Letra e fundit e Virginia Woolf-it

Si kjo histori ka plot e plot të tjera në realitetin tonë. Ka ardhur koha të kuptojmë se fama dhe pushteti nuk mund ta zëvendësojnë kurrë dashurinë e prindërve tanë. Ata na sjellin në jetë dhe na falin dashuri të pakushtëzuar. E vetmja mënyrë që mund t’ia shpërblejmë gjithë mundin, është thjesht vëmendja dhe dashuria që ne mund t’i japim mbrapsht. Mjaft u përkushtuam kaq shumë në karrierën tonë, pasi një ditë do shohim se prindërit tanë do jenë moshuar shumë dhe do kuptojmë si djali më lart, se sa shumë kemi humbur duke mos i kaluar ato vite me ta.

Le t’u zgjasim dorën, le të bëjmë sa të mundemi për ta. Unë jam i sigurtë se asnjë prind nuk ka nevojë për lekët tona, apo për faktin se duke punuar ne mund t’u sigurojmë atyre kushte më të mira jetese. Ata kanë nevojë për të na parë ne, për të na takuar ne. Ndaj, mundohu të kalosh sa më shumë kohë me prindërit e tu. Kushtoji atyre vëmendje. Shfrytëzo çdo minutë që kalon me ta, sepse askush nuk e ka të garantuar jetën në këtë tokë. Bëj sa të mundesh, në mënyrë që një ditë të mos pendohesh se mund të bëje më shumë…

Lexo po ashtu:  Mes kanibalizmit dhe mbijetesës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *