Kosova, por sidomos Kryeministri i saj, është vërtetë para një situate jashtëzakonisht të palakmueshme. Në njërën anë, ajo si shtet i pavarur që është mëton të ekzistojë si i pavarur, të veprojë si i tillë, të i marrë vendimet vetë pa ndërhyrje nga jashtë. Në anën tjetër, nga aspekti i sigurisë ajo është një shtet pothuajse plotësisht i varur në sigurinë që ofrojnë SHBA-të. Nga ana e tyre, SHBA-të duan që Kosova të veprojë ashtu siç ata i diktojnë asaj dhe e kërcënojnë Kosovën me heqjen e mbrojtjes nëse ajo nuk pranon diktatet e saja. Me miq si SHBA-të Kosova ska nevojë për armiq.

Me dhimbje e them, por nëse Trump seriozisht e kërcënon Kosovën me heqjen e ushtarëve të saj, atëherë Kosova duhet të veprojë ashtu siç i dikton Amerika, përderisa kërkesat e saja nuk janë për shkatërrimin e integritetit territorial të Kosovës. Pa sigurinë e Amerikës dialogu me Sërbinë mund të bëhet i pamundshëm, dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sërbisë kurrë nuk do të zgjidhen. Kosova mund të bëhet Palestina e Sërbisë.

Lexo po ashtu:  Trump befason me fitore në disa shtete

Nuk e di, ndoshta Kryeministri Kurti duhet ta heq taksën pa asnjë kusht në mënyrë që dialogu të fillojë nën mbikqyrjen e SHBA-ve. Kushtet e reciprocitetit mund të vendosen pas arritjes së ndonjë mirënjohje nga Sërbia. Nuk është zgjedhja jonë, as vendimi jonë, por në kushtet aktuale kjo mund të jetë zgjidhja më optimale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *