Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, më në fund ka bërë sqarime publike shtesë lidhur me rehabilitimin e objektit të vjetër arkitekturor e unik në Mitrovicë.

Ministri ka thënë se restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik apo rehabilitim figurash, ashtu edhe siq ishte keqshkruar e keqinterpretuar, shkruan e pavarura MekuliPress.com

Ai argumenton se, monumenti është pronë publike, ka vlera të mëdha estetike dhe për nga tipologjia e ndërtimit paraqet ndër shembujt e parë në Kosovë të kalimit në arkitekturën moderne europiane.

“Është ndërtuar në vitin 1930 dhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore figuron si “Shtëpia e Xhafer Devës” edhepse kryesisht ka pasur përdorim publik, përfshi si shtëpi shëndeti. Prandaj nuk është e thënë që duhet ta mbajë këtë emër me çdo kusht. Për vite me radhë ka qenë cak i grupeve të caktuara të interesit, përveç që i është vënë flaka, ndërtime të reja shumëkatëshe e kanë ngufatur nga të gjitha anët”, shkroi ai.

“Emri që mban monumenti është shënjuesi më i parëndesishëm krahasuar me funksionet publike dhe vlerat që përfaqëson kjo ndërtesë për qytetin dhe qytetarët. Ndërtesa ka marrë statusin e asetit të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të ligjit në vitin 2011. Në vitin 2010 është hartuar për herë të parë projekti për restaurim, ndërsa i njëjti është reviduar në vitin 2017. Ndërhyrja e kaluar restauruese nga Ministria e Kulturës është bërë në vitin 2018 (faza e parë, kryesisht konsolidim strukturor)”, tha ministri MKRS-së në Facebook.

Lexo po ashtu:  Shërohet personi i parë me COVID-19 në Kosovë

MekuliPress në editorialin e tij të fundit kritikoj Ministrinë e Kulturës për mungesë të përdorimit të duhur, e të përshtatshëm, të gjuhës në lidhje me përshkrimin gjuhësor të lajmit për rehabilitimin e objektit në fjalë. Si pasojë kjo retorikë e keqe, bëri që të nënkuptohet se po bëhet reahbilitimi i figurave nazizte e jo i objektit kulturor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *