Me një muaj vonesë, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit para-universitar në Kosovë, pas suspendimit të grevës pesë javore nga SBASHK-u.

MASHTI në njoftimin për fillimin e vitit të ri shkollor ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Ministria u ka bërë thirrje drejtorive komunale të Arsimit që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ndërkohë që SBASHK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura, ministrja Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se ministria që ajo drejton do të formojë sot një grup punues për të rishikuar Udhëzimin Administrativ për Kalendarin e vitit shkollor dhe në bazë të tij do të bëhen riplanifikimet në shkolla.

“Janë shpërndarë të gjitha tekstet në komuna e shkolla sipas kërkesave të drejtorive komunale të arsimit, ndërsateksti i Gjuhës shqipe, klasa e pestë, tekst i ri i hartuar këtë vit, do të dërgohet brenda kësaj jave në shkolla”, thuhej në njoftimin e MASHTI-t.

Lexo po ashtu:  Lirimi i Pantiqit, Sveçla: Nuk mundet me kaq lehtësi të sabotohet puna e madhe që po bëhet në luftimin e krimit në Mitrovicë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *