Dori Krraba, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Shkencave Sociale për psikologji, u largua në Itali për specializim e pas rikthimit në Shqipëri u bë pjesë e sipërmarrjes.
Përpjekjet e 30 vjeçares për karrierën, e lanë në plan të dytë krijimin e një familje.


Dori Krraba-sipërmarrëse: “ Ne kemi mendësi ndryshe krahasuar me prindërit tanë. Madje gjyshja ime më thotë të bësh fëmijë është e lehtë se njëri rrit tjetrin… ndërsa unë kur e mendoj pa pasur atë sigurinë ekonomike sociale më zë tmerri”

Shqipëria duket se po zvogëlohet e plaket me ritme të shpejta, kjo pasi numri i lindjeve po tkurret. Bazuar te të dhënat e Institutit të Statistikave gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, një rënie me 2.8% krahasuar me vitin 2020.

Marsida Simo-sociologe: “ Kjo rënie lidhet thelbësisht me ekonominë. Jeta po shtrenjtohet e kërkesat e fëmijëve rriten me moshën e tyre. Prindërit sot janë të ndërgjegjshëm që nuk mjafton t’I sigurosh ushqim fëmijës por e rëndësishme është edukimi e mirëqënia e tyre”.

Vetë sociologia Marsida Simo e cila ka sjellë në jetë një djalë në moshën 30 vjeçare dhe nuk e mendon të sjell në jetë një fëmijë të dytë. Por ajo tregon se sot, pavarësisht kushteve, gratë shpesh gjykohen e fajëson pse nuk kanë një familje të madhe.

Lexo po ashtu:  Tradhëtarët më famëkëqinj: Ezra Pound, poeti tradhëtar i kombit…

Një shkak tjetër i rënies së numrit të lindjeve është se ka më pak martesa. Në 5 vite, 2016-2020 ka mbi 5000 martesa më pak. Ndërsa është shtuar numri i divorceve, ku rekord mban viti 2019 ku nga 22 415 martesa, pati 5860 ndarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *