Përpara ndalimit të kampionateve Erling Braut Haaland ishte një ndër argumentat kryesore të bisedave të futbollit. Norvegjezi 19 vjecar çmendi tifozët e Salzburg në gjysmën e parë të sezonit (28 gola në 22 prezenca në të gjitha kompeticionet) e bëri të njëjtën gjë me ata të Bundesliga, falë 12 golave në 11 prezenca që kur mbërriti tek Borussia Dortmund, ku spikat trigolëshi në 23 minuta në debutim. Sulmuesi verdhezi tashmë rrëfehet duke treguar admirimin e tij për lojtar në vecanti: “Më pëlqen mentaliteti i Ibrahimovic e mënyra se si i sheh ndryshe gjërat, mendoj se kam patur gjithnjë edhe unë të njëjtin besim – ka thënë ai për revistën Four Four Tëo – Më pëlqen kur e shoh të luajë e më pëlqen edhe mënyrën si kalon nga njëra skuadër tek tjetra, në një vend tjetër, që nuk është e lehtë, por bën gjithnjë gol që në momentin e parë”.

Një frazë që natyisht ka bërë të drejtohen antenat e shumë klubeve, duke parë interesimin për të. Duhet patur parasysh se Haaland e Ibrahimovic, përvec talentit e nuhatjes për gol, kanë të përbashkët edhe dicka tjetër: menaxherin. Të dy administrohen nga Raiola e për këtë fakt norvegjezi ka bërë shaka: “Për momentin nuk kam folur asnjëherë me Zlatan, por të shohim cfarë do rezervojë e ardhmja. Të shohim nëse Mino do të arrijë të organizojë një takim… Një përballje mes nesh? Jemi të dy sulmues e jemi të dy fantastikë, edhe pse luajmë ndryshe. Është vëshirë të na krahasosh. Unë jam ai që jam”, ka përfunduar Haaland.

Lexo po ashtu:  Shqipëria fiton ndaj Lituanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *