Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ka qëndrim të qartë për liberalizim të tregut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Këto komente Kurti i bëri në punëtorinë për rritjen e bashkëpunimit rajonal që u mbajt sot në kryeqytet.

Shefi i ekzekutivit tha se dëshiron që procesin e liberalizimit të tregut ta nisë me Shqipërinë dhe më pas edhe të zgjerohemi me vende të tjera.

Kurti theksoi se një çështje e tillë do të adresohet në mbledhjen e përbashkët ty dy qeverive shqiptare që është planifikuar të mbahet në Shkodër dhe të hiqen edhe barrierat për bizneset e të dyja vendeve.

Kryeministri tha se interesi është por duhet të ekzistojë edhe vullneti i qeverisë në Tiranë për këto problematika që shqetësojnë bizneset dhe iu vështirojnë operimin në vende përkatëse.

“Kam qëndrim të qartë për liberalizim të tregut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe Shqipërisë e Kosovës, pra në të dy krahjete e këtij drejtimi dhe ta bëjmë një bashkim ekonomik nëpërmjet liberalizimit të tregut. I përkas orientimit që konsideron se ‘një herë fillojmë ne të dyja e pastaj mund të zgjerohemi me të tjerë’ por besoj që mbledhja e ardhshme të dy qeverive është vendi i duhur në një kohë sa më të shpejtë që t’i heqim këto barriera sepse duhet të ekzistojë vullneti i dyanshëm për këtë gjë. Besoj se interesi është por duhet të ekzistojë edhe vullneti”, deklaroi Kurti.

Kurti pati një bashkëbisedim me bizneset pjesëmarrëse në këtë punëtori duke iu përgjigjur disa prej shqetësimeve të tyre.

Lexo po ashtu:  Politikani serb kërkon dërgimin e ushtrisë e të policisë në Kosovë

Duke u ndalur te problematika e energjisë elektrike, Kurti tha se ka qenë kundër

Duke u ndalur te problematika e energjisë elektrike, Kurti tha se ka qenë kundër privatizimit të distribuimit dhe furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës e qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar.

Ai tha se shteti e ka institucionin që duhet të mbikëqyrë KEDS-in, kompaninë që e ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe të shpërndarjes së saj në territorin e Kosovës.

“Është e vërtetë që KEDS-i ka monopol, kjo nuk është mirë, një monopol publik e kemi shndërruar në monopol privat këtu e 7 vite më parë kur ka ndodhur privatizimi dhe besoj që ka qenë gabim. E kam thënë atëherë e them dhe sot e kësaj dite. Nuk duhet të jenë ndërmarrësit ata që paguajnë defektet ndryshme në furnizimin me energji elektrike. Por për këtë gjë ne kemi një institucion të pavarur shtetëror, ZRRE, e cila duhet ta mbikëqyrë edhe KEDS-in, e kemi institucionin shtetëror që duhet a bëjë këtë gjë”, deklaroi kryeministri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *