Jozefina Topalli i kthehet politikës aktive. Ish-kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetare e PD-së për disa vite me radhë ka zyrtarizuar sot pasdite partinë e saj të re. “Lëvizja për Ndryshim” është alternativa politike me të cilën Topalli synon të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj prezantuese, Topalli tha se tre kryetarë partish nuk mund të mbajnë peng 3 milionë shqiptarë, ndërsa e shfaqi hapur pakënaqësinë me opozitën që ka bërë Lulzim Basha.

“Nuk duhet të ketë një Shqipëri të Ramës, të Metës apo të Lulit, kurrë nuk e kam humbur shpresën në këto vite të fundit, kam qenë e trishtuar. Ky vend ka nevojë për drejtësi sociale, një lider që jep llogari para qytetarëve që punojnë për interesin publik, duhet një qeveri që del nga votat dhe një opozitë që nuk korruptohet për interesat e udhëheqësit”, tha ajo.

Topalli u bëri thirrje të djathtëve që e gjejnë veten të papërfaqësuar t’i bashkohen nismës së saj politike.

“Bëhuni autor të fatit tuaj, mos kini frikë, jeta juaj është një ndërmarrje madhe, jeta është një spektakël i pabesueshëm, ditën e sotme do ta kujtoni gjatë. Frikë duhet të kenë ato që vjedhin, që mbajnë peng vendin e partitë, bashkë kemi përvojën, vullnetin dhe dijen, nuk kam para e as vende për t’iu premtuar vetëm sfidë, nuk kam pushtet, por vullnetin që ky vend mund të bëhet. Prandaj ju ftoj eja me ne, të sjellim ndryshimin dhe rrezen e shpresës”, tha Topalli.

Lexo po ashtu:  Dorëzohet ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara kundër Parim Ollurit dhe portaleve tjera si GazetaExpress, Metro, Insajderi etj...

politikejozefina topalliLevizja per Ndryshim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *