“Më trego se si shpenzon kohën dhe paratë, të tregoj se kush dhe ku do të jesh pas dhjetë vitesh”

Koha dhe paraja janë burime të çmuara, dhe pak njerëz që përpiqen për sukses ndonjëherë besojnë se ata kanë më tepër se që duhet. Kuptimi se si i përdorni ato është një pjesë e rëndësishme e vlerësimit të përparimit tuaj drejt suksesit dhe duke analizuar atë që mund të të mbajë prapa.

Kursimi I parasë është një çështje shprehie. Me anë të përsëritjes disa herë, çdo akt i përvetësuar bëhet shprehi dhe mendja duket se nuk është asgjë tjetër vetëm se një masë forcash të motivimit, që rriten nga shprehitë tona të përditshme.

Kur shprehia fiksohet njëherë e përgjithmonë në mendje, ajo në mënyrë vullnetare, e nxit njeriun për veprim.

Shumë njerëz janë përpjekur të ecin nëpër shumë rrugë të gjata drejt suksesit, por ata janë penguar dhe rrëzuar, disa hjerë për të mos u ngritur më në këmbë asnjëherë, sepse kanë pasur mungesë parash në kohërat që iu duheshin më shumë se kurrë.

Lexo po ashtu:  Mijëra kryqe pikturuan sheshin Çek për të protestuar ndaj vdekjeve të COVID-19

Llogaritë e kursimit janë shumë të rëndësishme që një person të arrijë sukses. Pa këto fonde të kursimit personi vuan në dy mënyra: nga pamundësia për t’i kapur mundësitë të cilat vijnë vetëm tek personi që ka para dhe e dyta nga vështirësitë kur shfaqët një situatë e papritur që kërkon të kesh para.

Fitimi dhe kursimi  i parave është shkencë, e cila ka rregullat e saj, me anë të të cilave paratë mund të grumbullohen aq thjeshtë nëse ndiqni rregullat e saj.

Bëj një analizë se sa para harxhoni në muaj, dhe krahaso me tabelën më poshtë se sa duhet kursyer e sa duhet shpenzuar.

Llogaria e kursimit ………………………….. 20%

Jeta-veshjet, ushqimi dhe strehimi…….. 50%

Edukimi …………………………………….…….. 10%

Argëtimi ………………………………………….. 10%

Sigurimi i jetës ………………………………… 10%

Totali ……………………………………………….. 100%

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *