Mënyra sesi ti e mban çantën, tregon tipare të fshehura të personalitetit tënd, të cilat mund t’i zbulosh më poshtë:

1. Prapa shpine Personat që preferojnë të mbajnë çantë me dy rripa, e ngjashme me atë të shkollës, janë njerëz me mendje të hapur. Ata janë inovativë dhe të kujdesshëm. Në këtë lloj çante mund të mbash gjithçka duke filluar nga furça e dhëmbëve tek paratë. Çantat mbajnë gjithçka që ke nevojë kur udhëton, sepse nuk dihet kurrë se kur del aventura e radhës!

2. Në dorë Personat që preferojnë ta mbajnë çantën në dorë, janë personaqë kanë nevojë të kenë gjithçka nën kontroll. Atyre u pëlqen të jenë në brendësi të gjithçkaje që ndodh, por janë edhe të sinqertë. Këta persona e thonë gjithmonë atë që mendojnë. Nëse do t’i kërkoni mendimin e tyre për ju, kështu do zbuloni më shumë për veten. Kanë si karakteristikë të mbrojnë miqtë.

3. Në njërin krah Personat që e mbajnë çantën një njërin krah janë persona praktikë dhe dashurojnë leximin. Çanta në këtë pozicion e bën më të lehtë marrjen e librit kudo që të jesh, si në qytet apo edhe brenda një autobuzi të mbushur plot. Janë persona me shumë takt dhe mund të të thontë të vërtetën pa ofenduar. Janë të shpejtë dhe instiktivë.

Lexo po ashtu:  Temperaturat e larta, kujdes të brendshmet dhe laptopin!

4. Diagonal me trupin Mbajtja e çantës në këtë mënyrë pengon këdo që do të të vjedhë. Këta persona janë shumë të kujdesshëm dhe mbajnë gjithnjë gjëra të rëndësishme me vete. Nuk shpenzojnë shumë për veten, megjithatë ngjajnë më të pasur se ç’janë në të vërtetë. Janë shumë bujarë dhe e kanë për kënaqësi të ndajnë gjithçka me të tjerët.

5. Para vetes Personat që mbajnë çantën para vetes kanë një vizion unik për jetën dhe e mbajnë çantën në këtë mënyrë sepse preferojnë të kenë duar të lira për të folur dhe për t’u shprehur më mirë. Bisedat me këtë kategori njerëzish, janë shumë interesante. Janë të vëmendshëm dhe gjithmonë të kujdesshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *