Poezi nga Asdreni

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  “Në një kohë të turbullt, luhatjesh ose tranzicioni shfaqen kudo e gjithmonë ca palo njerëz. E kam fjalën për fundërrina. Në çdo kohë tranzitore dalin në sipërfaqe e ngjiten lart këto fundërrina..." Parashikimi milimetrik i Dostoyevskit për fundërrinat e tranzicionit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *