Qasja ekspansioniste e Turqisë në rajon si edhe tentativat për të shtrirë ndikim në Ballkan përmes politikave islamiste të Presidentit Erdogan kanë shqetësuar Greqinë, e cila tashmë ka hyrë në një fazë riarmatimi me ndihmën e Francës.

Huffingtonpost.gr shkruan se Turqia është duke deportuar ekonomikisht në Shqipëri nisur edhe nga marrëdhëniet mes Erdoganit dhe Ramës dhe kjo duhet të bëjë që Greqia të tregojë kujdes duke u fuqizuar sidomos në kufijtë mes këtyre dy shteteve.

“Një problem tjetër, kryesisht për Greqinë, është fakti që Turqia po depërton ekonomikisht në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Në fakt, një forcë e përhershme ushtarake turke është vendosur në Shqipëri.

Marrëdhëniet e ngushta ekonomike midis Shqipërisë dhe Turqisë ishin gjithashtu të dukshme nga pritja madhështore e Presidentit Erdogan për kryeministrin shqiptar gjatë vizitës së tij në Ankara.

Turqia kontrollon kryesisht ekonomitë e dy vendeve të Ballkanit, pasi është investitori më i madh në Shqipëri dhe një nga më të mëdhenjtë në Maqedoni duke e bërë në thelb marrëveshjen e Prespës një orbitë të zbrazët.

Lexo po ashtu:  Rusia tërhiqet nga Traktati mbi Qiejt e Hapur

Rezultati i kësaj situate është që Greqia ka shumë të ngjarë të ekspozohet në mbrojtje në kufi, në rast të një incidenti të nxehtë apo edhe lufte. Duhet epërsi ushtarake ndaj armiqve.

Një shembull për të ndjekur në këtë rast është doktrina mbrojtëse e Izraelit” thuhet ndër të tjera në artikullin e medias greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *