Me titullin “Shqipëria – Vendi dhe Njerëzit,” media bavareze ansbachplus.de, transmeton Mekulipress, ka shkruar një tekst të shkurtër por plot respekt ndaj vendit të shqiptarëve. Shkrimi i plotë:

“Shqipëria është një vend relativisht i panjohur, ndaj së cilës janë shpërndarë shumë paragjykime. Është një vend i pambaruar, ku në 1990 kaloi paqësisht nga diktatura në liri. Atëkohë vendi ishte ekonomikisht në tokë. Me këtë situatë, Shqipëria kërkoi një rrugë të qëndrojë në këmbë, pa ndonjë ndihmë të rëndësishme nga jashtë.

Është ndër vendet me historinë më të lashtë të Europës, pasi ilirët kanë ndërtuar qytetet e para prej vitit 1100 para erës sonë. Vend ku respektohet çdo fe, pasi asnjërit nuk i bën përshtypje nëse je ortodoks, katolik, musliman suni ose bektashi. Secili pranon fenë e tjetrit ashtu siç është. Këtu mund të mësohet shumë nga shqiptarët. Dhe shqiptarët janë një komb shumë mikpritës. Edhe nga kjo mund të mësohet shumë nga kombi që ndodhet në kufijtë e Ballkanit”.

Lexo po ashtu:  Gruaja shqiptare sipas Mit’hat Frashërit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *