Mediumi izraelit “Israel Hayom” ka raportuar sot se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të hënën.

Ky medium i Izraelit shkruanse diplomatë të lartë të të dy vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit të hënën.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkur të këtij viti në një ceremoni virtuale.

Kosova në anën tjetër është zotuar që ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem përkundër kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Evropian dhe Turqisë së Erdoganit.

Izraeli është bërë shteti i 117 që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e tij që i ka shkruar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të datës 17 shkurt ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Netanyahu në letrën e urimit, ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Lexo po ashtu:  Angela Merkeli është rikthyer

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, thuhet në letrën e Netanyahut.

Burimi: https://www.israelhayom.com/2021/03/12/following-prague-kosovo-to-open-embassy-in-jerusalem/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *