Gëzim Mekuli
Gazetaria shqipe është me plot dezinforamata e me ngarkesa ideologjike. Media shqipe është e robnume. Gazetarët shqiptar, mentaliteti i tyre, të menduarit e tyre, bindja e tyre është e rrethuar nga zingjirët e të burgsurit prej skllavi.
Këta nuk janë të lirë, nuk kanë guxim të vetëmendojnë e as të vetëgjykojnë; Për gazetarët shqiptarë mendon e gjykon “dikush tjetër”. Flet dikush tjetër e shkruan dikush tjetër për ta; Mu sikurse n’feudalizëm. Gazetarët shqiptar “duhet” të mendojnë e të shkruajnë ashtu, mu ashtu, siq u thotë feudali i tyre, shefi, padroni, ambasada e ideologjia e atyre.
Pse e them këtë e pse mendoj kështu, të nderuar lexues?
E them këtë fakt sepse këta po manipulojnë e po rrejnë edhe me ngjarjet historike. Ja si shkruajnë këta të shkretë për demonstratat e popullit shqiptar e për rezistencën aktive të studentëve shqiptar me rastin e 1 tetor 1997:

a. “Protestat e 1 tetorit të vitit 1997 kanë luajtur rol të madh në atë se si sot është formuar shoqëria kosovare. Kanë kaluar 24-të vite qëkur studentët e Universitetit Paralel asokohe të Prishtinës protestuan për të drejtat e tyre, dhe për të drejtat e njeriut kosovar në Kosovën e atëhershme.”
b. “Protesta e kosovarëve”
c. “U organizuan kosovarët për protestë”, etj., etj.,
Pyetje për ju të dashur lexues:
1. Protestat e rezistenca e shqiptarëve në ish Jugosllavi kundër okupimit serb na paska qenë luftë për të “formuar shoqërinë Kosovare” apo luftë për të mborjtur identitetin dhe lirinë e popullit shqiptar?
2. Protestat aktive të studentëve shqiptarë kundër dhunës dhe okupimit serb na qenkan organizuar “për të drejtat e njeriut kosovar” apo për të drejtat e njeriut, në radhë të parë, e gjithsesi, edhe të njeriut shqiptar. Apo jo?
3. Pak, shumë pak, e fare pak, përmendet nga këta gazetarucë Serbia si shkak e si arsye e daljes në protesta të studentëve shqiptarë? Zhgënjyese a? Kapituluese, apo jo?
Të nderuar lexues,
Populli shqiptar, tani sipas gazetarucëve tanë, po na zbërthehet në “njeri kosovar”!
Pse po e rehabilitojnë Serbinë para syve tanë ? Përse po i pengon medias shqipe aq shumë shprehja politike “shqiptar”? Pse mundohen ta fshehin nga kujtesa kolektive faktin se ishte populli shqiptar ai që u shtyp nga Serbia e vitit 1887 -1999 dhe, është mu elementi e identiteti shqiptar që po sulmohet, torturohet e po ofendohet, edhe sot e edhe në këtë sekond, nga Serbia e vitit 2021?
Mediat, përpos informacionit dhe lajmeve, sot kan marrë edhe rolin e edukimit, kulturës e të arsimit.
Kush po e (ç)edukon e kush po e (keq)informon shqiptarin në hapsirat e ish-Jugosllavisë? Kjo është pyetja që do përgjigje shkencore, të nderuar lexues.
Lexo po ashtu:  Lajmet e Gjergj Fishtës në gazetën "Hylli i Dritës". Shkollë e të shkruarit të lajmit për gazetarët e sotëm shqiptarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *