MekuliPress ndërprenë punën vullnetare!

Të nderuar lexues,

Pas shumë vitesh pune vullnetare, e pavarura MekuliPress, për shkaqe ekonomike, detyrohet ta ndërpresë veprimtarinë vullnetare në fushën e kritikës, lajmit, informacionit dhe analizës.

Për 15 vite ishim bashkë e të pandarë. Shkruam, lexuam, kritikuam, këshilluam, mësuam dhe bëmë më të mirën e mundshme në fushën me plot mina të gazetarisë; Dhe e gjithë kjo veprimtari dhe kjo punë u bë vullnetarisht dhe pa asnjë pagesë: Kjo u bë vetëm për ju të dashur lexues!

Duhet pranuar se gjatë këtyre viteve shumë të rënda për gazetarinë e pavarur e profesionale, por të sukseshme në fushën e analizës së lajmit, shumë herë edhe nuk ia ‘qëlluam’, ndoshta edhe gabuam. Por, të jeni të sigurtë të dashur lexues, se ‘gabimi’ ynë asdhenjëherë nuk ishte i qëllimshëm. Mua, secilën herë kur kemi shkruar, këshilluar apo analizuar, mendja më ka shkuar tek biri im Noka: Si do të reagoj Noka kur do e lexon lajmin? A do ta ndihmojë, pasuroj apo do ta hutoj e varfëroj lajmi fëmiun, të rinjtë dhe hapsirën publike në përgjithësi. Dhe duke menduar kështu, sinqerisht e njerëzisht tek Noka (pra tek fëmiu) ne ‘gabuam’ më pak, dhe ndihmuam më shumë hapsirën tonë publike. Të paktën kështu mendoj ne.

Lexo po ashtu:  Përkrahja e Karl Marxit për presidentin e SHBA-ve Abraham Lincoln, përmes letrave!

Lexues të nderuar,
Ju faleminderoj nga zemra për besnikërinë! Vlerësoj sinqerisht respektin që keni treguar ndaj vlerës së lajmit që e prodhoj “MekuliPress”.

Të dashur lexues, ju ishit oksigjeni i MekuliPress.

Faleminderit, sinqerisht Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *