Inter, Barcellona, Lautaro e Messi: një intrigë e vërtetë merkato. Nga “siguritë” blaugrana mbi të ardhmen katalanase të sulmuesit zikaltër tek zërat mbi një kalim “përrallor” të Messi në Milano, hapi është i shkurtër. Mjaftoi një intervistë e ish-presidentit interist Massimo Moratti e, si rrjedhojë, mbërritën deklaratat nga Argjentina që e ndezën edhe më shumë cështjen. E në këtë pikë, për të qetësuar shënjestrat barceloniste ka menduar menaxheri i Lautaros, Beto Yaque, që i intervistuar nga Mundo Deportivo ishte shumë i qartë në fjalët e thëna: “Lautaro po e jeton këtë situatë (interesin e Barcellona por jo vetëm) si të mos ishte asgjë, sepse është i përqendruar ekskluzivisht tek klubi i tij, me kënaqësinë më të madhe, sepse po i bën gjërat shumë mirë”.

I njëjti diskutim për komplimentat e Messi: “Mendoj se është treguar shumë i sjellshëm dhe ka thënë fjalë entuziazmuese për Lautaron, por ai tani mendon vetëm për klubin ku ndodhet. Lautaro ka 5 vjet kontratë me Inter e lajmet që dalin janë ekskluzivisht të shtypit“.

Lexo po ashtu:  UEFA konfirmon, ja kur hidhet shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *