E ardhmja e Hakimit është e përcaktuar. Mbrojtësi i krahut i Borussia Dortmund do të kthehet në shtëpi, më saktësisht te Real Madrid. Lojtari, në fakt, është huazuar nga Los Blancos dhe pas paraqitjeve të tij të mira në Bundesliga, duket shumë e vështirë që Florentino Perez ta lërë të largohet.

I pyetur nga FcInternews.it, menaxheri i lojtarit ka shuar zërat që kanë folur për një interesim të mundshëm të zikaltërve për lojtarin: “Nuk e kam idenë se nga vijnë këto fjalë. Unë kam qenë edhe menaxheri i Hector Cuper, që ka kaluar 3 vite shumë të bukur te zikaltrit”.

“I dua edhe të mirën Inter-it. Megjithatë, e vërteta është se nuk kemi folur kurrë për Hakimi-n. Nuk edi se çfarë mund të shkruajë shtypi në Madrid”. “Kam lexuar edhe unë se shumë klube e duan. E përsëris: asgjë nuk është e vërtetë. Hakimi ka një kontratë me Dortmund-in deri më 30 qershor. Pas asaj date do të ketë një kontratë me Real Madrid. Kjo është e gjitha, nuk ka asgjë tjetër”.

Lexo po ashtu:  FIFA e dënon Serbinë për afishen me hartën e Kosovës, dënimi qesharak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *