Flod Maloku

Njeriu si qenie shoqërore qysh në fillimin e “mendimit” të tij refleksiv mbi natyrën, mbi habitatin që e rrethon, dhe mbi njohjen e tij mbi vetën, ai domosdoshmërisht ka qenë i detyruar nga natyra si e tillë, të përpiqet që të krijoj korelacione politike. Pra të përgjithshme, dhe nën tutelen e saj të sofistikoj edhe dimenzionin etik, pra, ndërveprimin normativ e praktik të qenieve që domosdoshmërisht duhet të interferojnë, që së bashku të gëzojnë të drejtën për të jetuar si qëllime të përveçme, në një konstelacion të përgjithshëm, që duhet të garantoj ligjërisht, politikisht, e edhe moralisht një bashkërëndim jetësor, ajo që duhet të quhet shoqëri njerëzore.

Pse duhet njeriu të konstruktoj struktura abstrakte që të jetoj me sojin e tij?

Filozofi grek Aristoteli me premisën e tij famëlartë se: “Njeriu është kafshë politike” e që kjo konkludon në të njejtën kohë premisën tjetër të tij se: “Ai që jeton pa shoqëri ose është perëndi ose egërsi” – dëfton se si në kohën antike njeriu ka qenë i preokupuar që të siguroj një bashkëjetesë me tjetrin, pra, dashuria për tjetrin, si dashuri për vetën.
Kjo, në syte e perspektivës së shikimit të parë, rrëfen që për njeriun konkret më i rëndësishëm se vetja është tjetri, e po me këtë shikim të parë, ne hasim në një kontradiktë sipërfaqësore. Si mund të jetë tjetri më i rëndesishëm se vetja? Me ketë konstatim të formuluar si pyetje, ne zhvendosim të mirën e të tërëve në të cilën është i ngërthyer edhe vetë uni, në të mirën ekskluzive të Unit, si tkurrje logjike që krijon diferencën e qenieve, me të mirat dhe resurset natyrore që parimisht u takon të gjithëve, në një habitat (botë) të impersonalizuar, e që ka tendencën të personalizohet pikërisht me atë fjali

Lexo po ashtu:  Mekuli: "Gazetarët shqiptarë, një bandë amatorësh"

.
Në të kundërtën, po e njejta fjali (premisë) kërkon abstrahimin, që të zhvishet e të shpalos përmbajtjen e saj “konkrete” dhe qe ka validitetin e rrokjes së një realiteti më të lartë dhe më gjithëpërfshirës të qenies njerezore. Që, garanton rehatinë e të gjitha dimenzioneve të ndërmarrësisë së qenieve në praktikë e intelegjibilitet.

Pra, brenga e njeriut si e tillë, është brenga e vetës në rradhë të parë në bashkë-egzistencë me të gjithë “vetët” tjera.

Kur, në të përgjithshmen ofrohen mundësitë e vërteta të pushimit të qenies, atëhere qenia ka një garancion tejkohor mbi vetën!

Që në të kundërtën, përkthehet me: Garancinë e përkohshme individuale brenda së cilës nuk mund të ketë raport dialektik, që avancon qenien drejt të mirave më të larta për të, e ato të mira janë të kufizuara, jane sikurse fundamentimi i të vërtetave empirike në ato absolute.

Të shohësh përballë vetëm vargmalet madhështore, s’do të thotë që prapa tyre s’ka botë!

Kështu, zhvendosja e mendimit në objektivitet do të thotë të përpiqesh të kapësh të tërën!

Lexo po ashtu:  Le ta detyrojmë botën e financave që të shpëtojë planetin tonë

Si konkretizohet mendësia abstrakte në funksionin e jetës më të mirë njerëzore?

Në veprën e Michel Foucoult “Hermeneutika e Subjektit”- kapitulli III – aty ku Foucoult fillon intepretimin e veprës së Platonit “Alkibadi” ku bën një analizë mbi personazhin kryesor që dialogon me sokratin, pra Alkibadin.

Ku, Alkibadi, një djalosh nga një shtresë e lartë shoqërore në greqinë e lashtë, paraqet dëshiren e tij për t’a qeverisur vendin. Dhe në rrjedhën e dialogut Alkibadi pyetët nga Sokrati: Kur ti do të udhëheqësh (qeverisësh) dhe do të  drejtosh shtetin, duhet të përballesh me dy lloj të kundërshtarëve, së pari, me kundërshtarët brenda shtetit, sepse ti nuk je i vetmi që dëshiron të qeverisësh, që deshiron të udhëheqë, në anën tjetër, kur të jesh duke qeverisur shtetin, do të kesh punë me armiqtë e shtetit. Do të kesh punë me Spartanët dhe Persët. Ju e dini shume mirë si eshte puna e tyre: ata janë disa hapa para teje dhe Athinës. Së pari, përmes pasurisë. Sado i pasur që ti do të jesh, a mund të barazosh të mirat e tua me ato të mbretit të Persisë?

Sa i përket edukimit, a mundet në të vërtet të krahasohet me atë të Persëve dhe Spartanëve. Për Spartanët, një përshkrim i shkurtër i edukimit të tyre, i cili nuk qëndron si model, por e prezantuar si një masë-kualitative: një edukim drejt një qëndrimi të mirë, të madhësisë shpirtërore, guximit dhe kondicionit, një edukim, që njerëzve të rinjë u jep hare, në fuqinë fizike, në fitorën, nderin dhe krenarinë.

Lexo po ashtu:  1939 vs 2022: Perëndimi nuk ka një Churchill

Tek Persët, paradhënjet e edukimit janë veçanërisht të mëdha. Mbreti, princi i ri, nga fëmijëria gjegjësisht nga pjesa kur fillon të kuptoj, do të jetë i rrethuar nga katër mësues: njëri që do të i’a mësojë dijën (sophia), një tjetër drejtësinë (dikaiosyne) tjetri do të i’a mësojë përndritjën (sophrosyne) dhe ky i fundit që do i’a mësojë guximin (andreia)-

Kështu, i gjithë korpusi i njohjeve njerëzore që qëndron në strofullën e lartë të abstraksionit, duhet të ketë nje raport apodiktik, në mishërimin e këtyre, në atë, që qeverisë.

Epimelea Heauton (brenga mbi vetën) është pikërisht ky koncepsion i fshehur në antike, që simotër ka koncpesionin e famshëm i cili është vë në pah nga Sokrati “Gnothi seauton”që përtej idesë, se duhet të njohim vetën, ne duhet të brengosemi për të si të tillë, si një lëvizje e veprimeve të pandalshme që janë të drejtuara karshi vetës, si masë e asaj  përgjegjësie që dedukton përgjegjësinë që duhet marrë, pra të përgjithshmën, ku duhet të rehatohet çdo shpirt njerëzor që brengoset mbi vetën.

Si një prelud njerëzor, njeriu, duhet të bëhet njerëzimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *