Si nis dita jote? Sipas Dalai Lamas ja se si duhet të niset dita:

“Çdo ditë, sapo zgjohesh, mendo se sa me fat je që po jeton, se sa jetë të bukur ke dhe se nuk duhet ta shpërdorosh atë. Thuji vetes se do të përdorësh gjithë energjitë e tua për t’u vetëpërmirësuar, për t’ia hapur zemrën të tjerëve, të arrij sa më shumë gjëra, edhe në të mirë të të tjerëve. Premtoji vetes të kesh mendime pozitive për të tjerët dhe se nuk do të mërzitesh, apo të mendosh negativisht për ta”, shprehet Dalai Lama.

Për ta arritur këtë gjë, do të të ndihmonte tejmase një praktikë meditimi. Ja disa hapa që duhet të kesh parasysh për këtë gjë:

Gjej një vend të përshtatshëm. Mund të ulesh në një karrige, në një divan, apo në dysheme. Mjafton të jetë një vend i rehatshëm për ty.

Qetësoje trupin tënd. Lëre stresin të shkojë dhe thjesht relaksohu. Merr frymë thellë dhe nxirre atë me qetësi.
Përqendrohu tek frymëmarrja dhe frymënxjerrja. Ato duhet të jenë sa më të qeta dhe normale. Nuk është e nevojshme të ndryshosh ritmin e tyre.

Lexo po ashtu:  Dashunija ndaj prindërve

Tregohu i mirë me mendjen tënde. Mendimet negative do të ekzistojnë në çdo kohë gjithsesi. Ndaj, përqendrohu në ato pak minuta tek frymëmarrja jote dhe largoje nga mendja çdo mendim negativ.
Qëndro 5-7 minuta duke medituar i përqendruar maksimalisht tek frymëmarrja jote. Mos bëj asgjë tjetër. Blloko çdo mendim që mund të të kalojë në mendje e të shkaktojë stres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *