A e kishit menduar ndonjëherë se mënyra sesi ju ecni tregon shumëçka për personalitetin tuaj të vërtetë? Nëse ecni gjithmonë me nxitim pa hedhur sytë rrotull dhe pa u shqetësuar se mos pengoheni gjatë rrugës, ju jeni një person produktiv, jashtëzakonisht i logjikshëm dhe inteligjent, por prireni të nënvlerësoni njerëzit për shkak të konkurrencës dhe agresivitetit tuaj. Dhe ky është vetëm një nga tiparet që zbulon duke ju referuar mënyrës suaj të të ecurit. Më poshtë, janë disa të tjerë interesantë…

Nëse ecni me hapa të mëdhenj, me gjoksin përpara dhe shpatullat mbrapa, kjo vjen për shkak se ju dëshironi njohje dhe keni nevojë për vlerësim. Ndoshta, ju gjithashtu ecni shpejt dhe në një mënyrë të gjallë. Ky lloj personi i do sfidat. Shumë politikanë i përkasin kësaj kategorie.

Nëse zakonisht ecni duke lënë që pesha e trupit të bjerë në këmbët tuaja dhe të kërkoni kontakt me sytë me njerëzit që ecin pranë jush, atëherë ju pëlqeni të eci e të bëni rrugën bashkë me persona të tjerë, shkruan classlifestyle. Ju jeni miqësor dhe i ngrohtë.

Lexo po ashtu:  Sa shpejt ecin drerët e Babadimrit?!

Nëse ecni ngadalë dhe me kujdes, me sytë drejt dyshemesë dhe krahët të ngjitur në trupin tuaj, kjo ndodh sepse ju jeni lloji i personit që nuk ju pëlqen të ndërhyni në hapësirën e të tjerëve. Ju jeni një person introvert dhe jo shumë shprehës.

A ecni në hapa të vegjël? Ju jeni ndoshta një person egoist.

A i lëvizni krahët gjatë kohës që ecni? Ju jeni një person shumë i prekshëm dhe i pambrojtur.

Nëse ecni duke tundur vithet, kjo do të thotë që keni frikë të bini dhe të lëndoni veten.

A jeni një nga ata që ecni dhe bëni aktivitete të tjera në të njëjtën kohë? Pra, ju jeni një person shumë krijues dhe imagjinues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *