Një numër i madh i makinave po testohen në pistat e garave të Nuburgringut të Gjermanisë.

Përjashtim nuk po bën as Mercedes-Maybach S, i cili pretendohet të jetë kundërshtar i Bentley Flying Spur. Modeli i ri i firmës prodhuese të makinave është parë duke bërë xhiro përreth pistës rrotulluese në qytetin gjerman, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Maybach, model ky i cili më 2012-ën pati një numër të vogël shitjesh, iu është dhënë një mundësi e re duke iu shtuar estetika në pjesën e pamjes si dhe përformanca.

Në videon e mëposhtme, shihet Mercedes-Maybach S i 2021-ës duke u testuar nëpër qoshe në  stazën e njohur ‘Green Hell’.

Modelet e tanishme të Maybach nën kofano kanë motorët e tipit V8 dhe V12.

Lexo po ashtu:  Një arsye e fortë pse duhet të përdorni Firefox si shfletuesin kryesor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *