Mërgimi i shqiptarëve në Egjipt i ka fillesat në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe arriti kulmin gjatë gjithë shekullit XIX e në tri dekadat e para të shekullit XX.

Shqiptarët në Egjipt, me shoqëritë e tyre patriotike dhe veprimtaritë botuese, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në çështjen kombëtare.

Shoqëria e parë shqiptare në Egjipt u themelua në vitin 1875 dhe shumë të tjera pasuan. Ndër figurat që mund të përmendim në diasporën e Egjiptit janë: Thimi Mitko, Spiro Dine, Filip Shiroka, Jani Vruho, Thanas Tashko, Stefan Zurani, Andon Zako Çajupi, Mihal Zallari, Milo Duçi, Loni Logori, Qerim Haxhiu, Fan Noli, Aleksandër Xhuvani etj.

Foto: Andon Zako Çajupi, Fan Noli, Athanas Tashko (varkëtari), Jovan Mitko, Jani Vruho. Fayoum, Egjipt,1905.

Lexo po ashtu:  Ku i ruan SHBA rezervat e saj strategjike të naftës?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *