Gjatë dy ditëve të kaluara kemi një fluks të madh të mërgimtarëve që po vijnë për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë.

Por, për shkak të vonesave në kufi ata po detyohen që të presin edhe me nga 10 orë.

Njëri nga ta është edhe Naser Malili, i cili po vinte nga Zvicra për në Kosovë.

Malili thotë se kjo nuk i ka ndodhur atij asnjëherë.

Madje ai tha se nuk ka as banjo.

“Ne kemi pritur dhjetë orë. Nuk është normale. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Unë kam udhëtuar në këtë rrugë për 30 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Dhjetë orë? Fëmijët e mi janë këtu, familjet, të gjithë janë me familjet e tyre. Nuk ka banjo. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë po bëjnë këtu në kufirin kroat”.

 

Lexo po ashtu:  Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim pullën postare me imazhin e Kongresit të Manastirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *