Angela Merkel duket se do të hyjë në historinë e politikës gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që gëzon mes qytetarëve të saj. Një sondazh i televzionit publik ARD tregon se 59% e të anketuarve dëshirojnë që kancelarja të rrijë në zrë deri në zgjedhjet e reja federale që zhvillohen pas dy vjetësh e gjysmë. Kjo përqindje është 2 pikë më shumë sesa sondazhi i muajit dhjetor dhe flet qartë se integriteti është çelësi i mbështetjes, përveç suksesit.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Pozitat e Merkel u forcuan shumë edhe në arenën ndërkombëtare sidomos pas krizës financiare të vitti 2008 edhe për arsye se Gjermania u pa si vendi që po siguronte rendin liberal në një Europë të trazuar dhe pre e ekstremizmit politik. Kancelarja rrezikoi shumë dy vjet më parë me politikën e saj pro emigracionit por duket se e ka përcyer fazën kritike që u verifikua me forcimin e shpehtë të pozitave të partisë së ekstremit të djathtë AFD. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  3 celularë të rinj, Samsung prezanton serinë e re Galaxy S22 (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *