Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, ka bërë të ditur se Presidenti serb, Aleksandar Vucic do të udhëtojë për në Berlin, ku edhe do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel
Në një intervistë dhënë televizionit serb ‘Happy Tv’, Dacic ka njoftuar se ky takim do të zhvillohet dy ditë para se Merkel të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dacic deklaron se siç është rënë dakord muajin e kaluar, Vucic do të takohet me Merkel, me të cilën pritet të flitet për politikën e Kurtit në lidhje me mirëmbajtjen e tij tarifore.

Kryediplomati serb tutje ka paralajmëruar se Serbia do të vazhdojë fushatën e çnjohjeve të Kosovës deri në arritjen e një marrëveshjeje apo kompromisi.

Madje, në prononcimin e tij, Dacic ka thënë se Beogradi do të mund ta pranonte ndonjë memoratorium apo periudhë kalimtare, gjatë se cilës as Serbia nuk do të punonte drejt tërheqjes së njohjeve ndaj Kosova, e as kjo e fundit nuk do të kandidonte në organizatat ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Çeku: Po kërcënohem nga serbët pasi njoftuam opinionin botëror për veprimet shoviniste të ekipit të tyre

Nga ana tjetër, kujtojmë se të marten Kurti ka pritur në takim një delegacion franko-gjerman, i cili ishte i përbërë nga këshilltari i kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Vizita e tyre në Prishtinë përkon me rritjen e presionit për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

Kryeministri Kurti ka kërkuar që BE’ja ta luajë rolin e vet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, ende nuk bëhet e ditur zyrtarisht se çka bëhet fjalë në takimin e Kurtit me Merkel në Berlin dhe se a është një paralajmrim takimi i djeshëm me këtë delegacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *