Për zhvillimet që po ndodhin në rajon dhe përpjekjet që bëhen nga disa aktorë për ndryshim kufijsh, Ilir Meta thotë se garancia e vetme që Ballkani të mos futet në aventura është Gjermania. Presidenti shqiptar i jep Berlnit një rol parësor në raport me SHBA dhe BE-në që duket se nuk e përjashtojnë një marrëveshje Kosovë-Serbi të bazuar mbi kufij etnikë.

Meta thotë për Dojce Welle se “Bashkëpunimi midis SHBA-ve dhe Gjermanisë do të ishte mjaft i rëndësishëm që të kemi sa më shpejt një marrëveshje. Një garanci në këto momente më mirë se Gjermania vështirë ta japë dikush tjetër. Gjermania, si një vend kyç dhe lider i BE-së, mund të luajë një rol më të rëndësishëm në rivendosjen e besimit dhe njëkohësisht në evitimin e barrierave të deritanishme”- shprehet meta duke patur parasysh taksën e vendosur ndaj Serbisë.

Për rolin e Gjermanisë nuk po flet më Edi Rama, i cili vrapoi të publikojë një telefonatë me John Bollton, duke dashur të marrë rolin e ndërmjetësuesit për pajtimin e liderëve kosovarë. Këta të fundit po e anashkalojnë edhe publikisht kryeministrin e Shqipërisë që kërkoi të merrte rolin e protagonistit në këtë debat.

Lexo po ashtu:  Presidenti i Haitit u ekzekutua nga një skuadër mercenarësh kolumbianë dhe amerikanë

Zoti kryeministër po e vuan faktin se nuk po e merr më seriozisht Berlni, qëkurse Rama zhgënjeu kancelaren Merkel jo vetëm me mospërmbushjen e angazhimeve, por edhe me rekordet kriminale të qeverisë së tij në “bujqësinë” e kanabisit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *