Papa Françesku mori pjesë në meshën e fundvitit në Vatikan, të cilën ia dedikoi të gjithë atyre që iu përgjigjën kësaj kohe pandemike me përgjegjësi dhe jo egocentrizëm. Të gjithë ndërkohë vunë re faktin që Papa nuk e celebroi vetë meshën, por ia la kardinalit të Vatikanit, një vendim i njoftuar vetëm pak çaste para nisjes së shërbesës fetare.

Ndërkohë, mesazhin e vitit te ri ia dedikoi nënave në të gjithë botën dhe luftës kundër dhunës ndaj gruas.

“Ndërsa nënat japin jetën e tyre dhe gratë ruajnë botën, le të punojmë të gjithë për të promovuar nënat dhe për të mbrojtur gratë. Sa dhunë ka ndaj grave! Mjaft! Të lëndosh një grua është të zemërosh Zotin, se nga një grua ai mori njerëzimin. Nënat dinë të kapërcejnë pengesat dhe konfliktet, dinë të sjellin paqen. Në këtë mënyrë ato arrijnë t’i shndërrojnë fatkeqësitë në mundësi për rilindje dhe mundësi rritjeje. Ato e bëjnë këtë sepse dinë të mbajnë, dinë si të mbajnë fijet e jetës së bashku”, u shpreh Papa Françesku.

Lexo po ashtu:  Në Kuvendin e Kosovës nesër mbrohet kufiri dhe pavarësia e shtetit: Do të miratohet Rezoluta kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *