Brazili është nikoqir i Argjentinës në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, në një ndeshje e cila mund të ofrojë jetë dhe cilësi të nevojshme në një garë deri tani aspak mahnitëse dhe derisa të dy ekipet kombëtare i kanë stilet e veta, Lionel Messi do të jetë lojtari i veçuar i kësaj ndeshjeje.

Messi nuk është duke e gëzuar formën e tij më të mirë dhe nuk ka shënuar gol nga loja e hapur këtë verë – ka shënuar vetëm një gol nga penalltia deri tani në këtë garë – por Argjentina pret nga ai ta rrisë nivelin pikërisht ndaj rivalit më të madh të martën mbrëma në Maracana.

Argjentina nuk ka shënuar fitore zyrtare ndaj Brazilit që prej vitit 2004 – para plot 15 vjetëve, duke i humbur katër nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara mes vete në total. Rekordi i saj në tokën braziliane është edhe më i tmerrshëm, sepse nuk e ka mposhtur atë që prej vitit 1964.

Për Messin, i cili nuk ka shënuar gol ndaj kundërshtarit të së martës që shtatë vjet dhe asnjëherë në ndeshje zyrtare. Ama tani, ylli i Barcelonës e ka mundësinë ta bëjë këtë, në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, një garë në të cilën ka qenë tri herë finalist, 2007, 2015 dhe 2016.

Lexo po ashtu:  FIFA e dënon Serbinë për afishen me hartën e Kosovës, dënimi qesharak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *