Ja një poezi shumë e bukur dhe realiste shkruar nga Ismail Kadare, sjell këtu nga MekuliPress, ku shprehet përkushtimi e pasioni i një plejade të tërë mësuesish në breza për përhapjen e dijes. 

Mësueset e fshatit

Në udhëkryqe ndanë xhadeve
Ditët e shtuna dalin shpesh
Dhe zgjatin dorën nga makinat
Herë dy nga dy herë veç e veç

Po shpesh ata që janë brenda
Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza
Si shumë pretendime kanë
Mor shoku Jani, këto vajza

Dhe janë ata që bëjnë zhurmë
Që kanë për vete dyzet gojë
Që i shkruajnë letër presidiumit
Për një guzhinë po t’ju mungojë

Dhe ato presin makinën tjetër
Atje në rrugë atje në shi
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi

Tek presin, java që kaloi
Iu kujtohet si në tym
Klasa me nxënësit, gabimet
Q’u përsëritën në hartim

Në mbrëmje radion dëgjon njëra
Tjetrës në mend i vjen sërish
Shikimi i fotoreporterit
Q’andej kaloj rastësisht

Koha e fejesës i ka ardhur
Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë
Pluhur i shkumësit, vello e bardhë
U bie mbi supe e i trondit

Lexo po ashtu:  Hakerët sulmojnë EasyJet, vjedhin informacionet e 9 milionë udhëtarëve

Po s’ngrenë ato botën në këmbë
Në komitet në ministri
Ato të urtat gjer në dhembje
Të thjeshtat gjer në madhështi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *