Sot shënohet dita ndërkombëtare e arsimit, si një datë e përvitshme për të shënuar shtyllën emancipuese të njeriut.

E vendosur më 24 janar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2018, kjo ditë përkujton rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global.

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit ju sjellim thënie që ndërlidhen me simbolikën e kësaj date:

Lumturia e njeriut përbëhet nga arsimi dhe edukimi, jo nga pasuria që fati i jep dhe i merr.

Sot e kam kuptuar se mësuesi më i mirë është ai që mëson nga nxënësi i tij.

Sa më i paarsimuar është një person, aq më e madhe është pikëpamja për veten e tij.

Është më e lehtë të gjykosh arsimin e një personi nga pyetjet e tij, sesa nga përgjigjet e tij.

Ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta.

Ndërsa shumica e fëmijëve janë inteligjentë, shumica e të rriturve janë budallenj. Pra, diçka nuk shkon mirë me arsimimin.

Mësojmë shumë, dimë pak, nuk pranojmë asnjë

Lexo po ashtu:  Pothuajse mbas 40 vjetesh, piloti flet per takimin me UFO

Sa më pak të lexojmë, aq më e dëmshme është ajo që lexojmë.

Koha ideale për të filluar formimin e karakterit të një fëmije është njëqind vjet para lindjes së tij.

Mësuesi mediokër flet. Mësuesi i mirë shpjegon. Një mësues superior demonstron. Mësuesi i madh frymëzon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *