Ndonjëherë realiteti në shkolla i ballafaqon nxënësit edhe me mësues jo fortë të mirë nga ana njerëzore! Ka nga ata nxënës që i kanë harruar por ka edhe nga ata që nuk u ka dalë e keqja gjersa kanë folur një ditë. Ja se çfarë ka shkruar një djalë…

Historia më poshtë tregohet nga një djalë, i cili ka pasur një mësuese e cila ka abuzuar psikologjikisht me të. Nga letra ai duket të jetë i dhunuar!

Lexojeni:

“Unë nuk isha nxënësi më i mirë i klasës, nuk shkëlqeja në asnjë lëndë, por nuk isha as ai lloj nxënësi që dallohesha për të këqija. As nuk frikësoja njeri, as nuk rrihja njeri, as nuk trajtoja askënd me përbuzje. Isha i edukuar dhe një fëmijë i lirë në mendime. Por një mësueseje nuk i pëlqente kjo gjë. Ajo ishte mësuese matematike, quhej Fitore, sepse ajo fitonte gjithmonë. Jo olimpiada, jo. Fitonte betejat me nxënësit që ankoheshin ndaj saj.  Drejtoria e mbante si gur të çmuar, duke u mburrur se ajo ia kishte kushtuar gjithë jetën matematikës. Për këtë arsye as nuk ishte martuar. Dhe dukej se nuk kishte më shpresë, i kishte kaluar të 50-at. (Atëherë kjo moshë për ne të vegjlit ishte baraz me plakjen, mos më keqkuptoni). Kur shpjegonte mësimin dhe fillonte të pyeste, çdo herë i shoqëronte me tallje të tipit: Do na thuash ndonjë budallallëk tani apo më mirë mos fol fare. Se mos kujton klasa se të talla ore, se unë flas gjithmonë me respekt me ty. Apo jo fëmijë? Unë nuk tallem asnjëherë me Kevinin.

Lexo po ashtu:  Veprimi e deleve për qenin e përgjakur që i mbrojti nga ujku ka prekur të gjithë

Do thoni ju pse nuk ankoheshe? E provova njëherë u ankova, kur ajo ma përplasi kokën në bangë sepse nuk e kuptoja një ushtrim.  Njoftova prindërit, të cilët u ankuan lart. Por u bëra pishman. Ajo u bë më e keqe pas ankesës. Ata të mëdhenjtë i bënë një vërejtje dhe ajo u tha më fal atyre. Por me mua, u bë një bishë e vërtetë, jo me kthetra, por me thumba ironie.

Dhe më e bukura është që mësuesit solidarizohen kur marrin vesh se një fëmijë është ankuar ndaj njërit prej tyre. Bëhen si muri i madh kinez, të kapur dorë për dore. Kështu filluan të më shihnin vëngër të gjithë të tjerët. Dhe nëse ndonjë mësuese më kishte qejf, ngurronte ta shprehte se mos e merrnin koleget me sy të keq. Atë kohë kam kuptuar se mësuesit ishin më keq se nxënësit. Ata ishin të fortët e shkollës që gjenin viktima nxënësit për të shfryrë komplekset, çrregullimet dhe paaftësitë e veta.

Bravo u qoftë atyre, se prindërit nuk e bëjnë këtë si komunitet. Prindërit shqiptarë, mjaftohen që një mësues të sillet mirë me fëmijën e tyre dhe nuk u bëhet vonë nëse ky mësues sillet keq me një fëmijë tjetër. Prandaj skandalet në shkollat shqiptare nuk marrin dhenë, por mbeten brenda rrethit të vogël. Duhet shumë forcë të përballesh me ata, mësuesit që kanë edhe gurin edhe arrën. Deri kur do jetë kështu? Deri kur?”.

Lexo po ashtu:  Pse burrat gjejnë një të dashur të re menjëherë pas ndarjes

*Ky rrëfim është bazuar në një histori të vërtetë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *