Duke zhvilluar homazhe në Pezë me rastin e 78 vjetorit të Konferencës së Pezës, Presidenti Ilir Meta deklaroi se sot shqiptarët duhet të bashkohen kundër pushtimit nga një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane.

Lexo po ashtu:  Mendimet e Faik Konicës për shqiptarët… “I dashur mik – në e bëfsh gazetën me fleta të mëdha; shqiptarët do të thonë që..."

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *